JiL.al - Jeto i Lumtur

Takimi në burg me deputetin grek, Fredi Beleri zbardh 3 kërkesat

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, ka bërë ditën e sotme një reagim, pas takimit të djeshmë me deputetin grek Angelos Syrigos.

Beleri në reagimin e tij shprehet se falenderon deputetin grek për vizitën në burg, ndërsa shton se kërkoi që Syrigoz t’i transmetojë kryeministrit të Greqisë vendimin e tij, i cili është të marrë sa më shpejt detyrën e kryebashkiakut të Himarës dhe të lirohet nga qelia.

Falënderoj nga zemra profesorin, deputetin e Demokracisë së Re dhe mikun tim të ngushtë, z. Angelos Syrigos, i cili më vizitoi në burgun e Tiranës, i dërguar i Kryeministrit Grek, z. Kyriakos Mitsotakis.

Nga z. Angelos Syrigos kërkova që t’i transmetojë Kryministrit të Greqisë vendimin tim, i cili është kërkesë e të gjithë popullit të Himarës, për të marrë menjëherë detyrën si Kryetar i Bashkisë për të ndaluar grabitjen e pronave të komunitetit grek.

Përgatitën një ligj që supozohet se kishte për qëllim zhvillimin e zonës duke tërhequr kapitale të huaja. Deri më sot as edhe një i huaj nuk ka investuar në zonën tonë. Të gjithë ata që janë shpallur investitorë strategjikë janë që të gjithë shqiptarë me lidhje me pushtetin.about:blank

Qëllimi ynë është, gjithashtu, të jetojmë në një shtet demokratik ku nuk ka dallime për përkatësinë etnike të shtetasve të vet dhe të ndalojnë politikat e shantazhimit të popullsisë.

Z. Syrigos i thashë se pres tre gjëra:about:blank

– të betohem menjëherë si kryetar i bashkisë, populli i së cilës më zgjodhi.

– të lirohem nga burgu, në mënyrë që të mundem të ushtrojë detyrën time si kryetar bashkie.about:blank

– të rrëzohet akuza e padrejtë, qesharake, tendecioze dhe e pabazë që është ngritur ndaj meje.

Në personin e Kryeministrit Grek falënderojmë Greqinë që lufton krah nesh për të siguruar të drejtat tona njerëzore.

Scroll to Top