JiL.al - Jeto i Lumtur

Aksident dramatik në Korçë, një grua përplaset, dy ma

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Korçë, 13 Gusht 2023 /noa.al/ Një grua është plagosur gjatë një aksidenti dramatik që ndodhi sonte në qytetin e Korçës, pasi dy mjete

Ngjarja ndodhi sonte pak para mesnatës duke gdhirë e diela, rreth orës 23:25, në lagjen nr. 4, Korçë, raporton noa.al.

Policia tha se shtetasja M. Ç., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës.

Për pasojë është përplasur me automjetin kantinë tip “Benz”, të parkuar në rrugë.

Si pasojë e përplasjes, të dyja automjetet kanë marrë zjarr.

Shërbimet e zjarrfikëses në vendngjarje, bënë të mundur shuarjen e zjarrit pa precipituar më tej.

Drejtuesja e automjetit shtetasja M. Ç., u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor tha se po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /noa.al

Foto arkiv

Scroll to Top