U aksidentua me makinën e marrë me qira, shoferja “zhduket”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një automjet tip “Volskwagen” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në aksin rrugor Vlorë- Kuç.

Sipas njoftimit të policisë automjeti në pronësi të qytetarit L.R. banues në Fier, i është dhënë me qira një qytetareje, e cila është larguar nga vendngjarja. Policia dyshon se ajo duhet të jetë larguar me ndonjë makinë të rastit së bashku me një shtetase tjetër e cila kishte qenë pasagjere e saj.

Sipas policisë deri më tani nuk raportohet të ketë të lënduar nga ky aksident.

Njoftimi i policisë

Më datë 13.08.2023, në aksin rrugor Vlorë-Kuç, ka dalë nga rruga (është përmbysur) një automjet tip “Volskwagen”.

Në vendin e ngjarjes nuk janë konstatuar persona dhe nga verifikimet paraprake të kryera, rezulton se automjeti është në pronësi të shtetasit L. R., banues në Fier, dhe dyshohet se është marrë me qira nga një shtetase.

Po nga verifikimet paraprake të kryera, dyshohet se automjeti drejtohej nga një shtetase e cila është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të rastit, së bashku me një shtetase tjetër, pasagjere në automjet.

Scroll to Top