JiL.al - Jeto i Lumtur

Shpërthen vullkani ‘Etna’, mbyllet aeroporti Katania

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

ITALI- Aeroporti Katania dhe aeroporti Comiso janë mbyllur pas një shpërthimi të ri të vullkanit Etna, i cili dërgoi një re hiri në ajër në juglindje të Siçilisë në Mesdhe, raportojnë mediat e huaja.

Kompania që menaxhon aeroportin e komunikoi njoftimin përmes faqes së saj të internetit, ku njofton se sektori i hapësirës ajrore C1 dhe B3 do të qëndrojë i mbyllur deri në orën 13:00 të së hënës, me të gjitha hyrjet dhe nisjet të anuluara.

Deklarata e fundit nga Observatori Etna i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë shpjegoi se aktiviteti në i vullkanit “ka evoluar në një shatërvan llave”, duke prodhuar një re të shpërndarë nga erërat drejt jugut.

Scroll to Top