Aksidentoi për vdekje dy kalimtarë në trotuar, arrestohet

Jil
Jil
1 Min Read

Policia e Tiranës ka arrestuar 36-vjeçarin e shpallur në kërkim, Etjon Lazri, pasi në janar të vitit 2020 aksidentoi për vdekje shtetasit Erion .B 36 vjeç dhe Hidajete .S 72 vjeçe. Viktimat po ecnin në trotuar kur u përplasën për vdekje në zonën e Porcelanit.about:blank

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Catch”, për kapjen e një shtetasi në kërkim.

I kërkuari, i dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë 2 viktima.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Catch”.

Si rezultat i këtij operacioni, në Elbasan, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Etjon Lazri, 35 vjeç, banues në Tiranë.about:blank

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar 35-vjeçarin, me 7 vjet e 4 muaj burgim, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë 2 viktima.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *