Sa vjen dhe dita-ditës alarmin për një shpërthim të mundshëm të vullkanit ‘Etna’ në Itali po ngre në alarm banorët e zonës përreth. Mbrojtja Civile e Siccilisë ka marrë masa duke mbyllur aeroportin e Katanias pas shfaqjes së shtatërvaneve të vegjël llave dhe hiri.about:blank
Siç raportohet nga shtypi italian, duke cituar Institutin Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, Ingv, të dhënat nga observatori Etna tregojnë se në orët e fundit dridhja mesatare vullkanike karakterizohet “nga luhatje të mëdha në vlerat e saj”. Nga këto, vlera të ndryshme të larta kanë të bëjnë veçanërisht me majën e vullkanit dhe zonën midis kraterit juglindor dhe lindor të kraterave qendrore, në një lartësi midis 1700 dhe 2900 metra.
Siç u theksua, Rajoni ka kërkuar nga kryetarët e komunave më të ekspozuara që të ndalojnë aksesin në majat e Etna-s. Në të njëjtën kohë, alarmi për aviacionin civil ndryshoi nga jeshile në të verdhë, megjithëse aeroporti i Katanias funksionon normalisht që nga dje – dhe deri më tani.