Një grua e moshuar dhe e kërrusur, priste e ulur në një bordurë me një letër në dorë. U bëra kurioz, u afrova tek ajo dhe e pyeta: Nëne çfarë po pret këtu? Ajo më tha…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Isha me familjen time për një drekë në restorant. Që kur hymë e deri kur dolëm pas dy orësh, një grua e moshuar dhe e kërrusur, priste e ulur në një bordurë me një letër në dorë. U bëra kurioz, u afrova tek ajo dhe e pyeta: Nëne çfarë po pret këtu? A të duhet ndonjë gjë? Ajo mu pëgjigj pa më parë fare: Djali im ka shkuar diku dhe pas pak do vijë të më marrë.

Nisa të dyshoj, u ulëm përsëri me familjen dhe pritëm edhe një orë tjetër. Shkova përsëri dhe sapo iu afrova më tha: Djali im ka shkuar diku dhe pas pak do vijë të më marrë. I vura dorën mbi supe dhe i thashë: Mirë nëne mirë, a mund ta lexoj çfarë shkruan në atë letër? Pa hezitim, ajo ma dha letrën dhe tha: Ma ka lënë im bir që ta mbaj derisa ai të kthehet!

E hapa letrën e zhubrosur dhe të djersitur nga shtrëngimi për orë të tëra nga dora e asaj nëne dhe lexova: Porosi për atë person që e gjen këtë plakë, i lutem ta dërgojë në shtëpinë e pleqve! Nuk arrij ti kuptoj dot këta lloj djemsh, gjithsesi unë e zbatova porosinë e tij. Mësimi: Respekti dhe përkushtimi karshi prindërve, është një veprim aq i dashur tek Zoti,

sa që mund të krahasohet me adhurimin karshi tij. Thënë ndryshe, nëse ti ushqen, pastron, përgëzon, respekton prindërit, është sikur të jesh duke u lutur në një xhami apo në një kishë. Duajini dhe respektojini prindërit tuaj, është një mundësi e cila vjen vetëm një herë në jetë, nuk ka prindër të dytë pasi të jenë larguar nga kjo botë. Shpresoj që ju pëlqeu tregimi miq dhe ju inkurajoj të

vijoni të lexoni edhe këtë tregim të shkurtër por si gjithmonë shumë të bukur: Mamaja deve dhe djali i saj i vogël ishin shtrirë përdhe kur papritur vogëlushi pyeti: Mami, a mund të të bëj një pyetje? Mami iu përgjigj: Sigurisht! A ka ndonjë gjë që të shqetëson bir? Vogëlushi i tha: Po mami, kam diçka që më shqetëson. O ma, pse kanë devetë gunga në kurriz? Mami iu përgjigj: Epo djalë, ne jemi kafshë

shkretëtire, na nevojiten gungat për të depozituar ujin. Të gjithë e dinë që ne mund të mbijetojmë për një kohë shumë të gjatë pa pirë ujë. “Po mirë, po këmbët tona pse janë të gjata dhe shputat e tyre janë të rrumbullakëta?”, ia ktheu vogëlushi. Mamaja iu përgjigj: Bir, natyrisht ato janë krijuar për të ecur në shkretëtirë. Me këto këmbë, ne mund të ecim përreth shkretëtirave më mirë se të gjithë të tjerë. Vogëlushi vazhdoi përsëri:

Dakort, po qerpikët pse i kemi kaq të gjata? Nganjë herë më pengojnë që të shikoj. “Biri im, ato qerpikë të trashë dhe të gjatë janë mbulesa jote mbrojtëse. Ato mbrojnë sytë e tu nga era dhe nga rëra e shkretëtirës”, iu përgjigj mamaja me krenari. Djali pasi u mendua pak tha: E mar vesh. Domethënë gungat janë që të depozitojmë ujin kur jemi në shkretëtirë, këmbët janë për të ecur në shkretëtirë dhe

këto qerpikë janë për të na mbrojtur në shkretëtirë. Atëhëherë për hir të zotit, çfarë dreqin bëjmë ne këtu në kopësht zoologjik? Mësimi: Aftësitë, dija, kompetencat dhe eksperiencat janë të dobishme vetëm nëse ti je në vendin e duhur. Në shqipëri për shembull, nuk paske qenë më i miri në të gjitha ti, po nuk pate miq ose po nuk pagove, nuk bëhet fjalë të gjesh punë.

https://jetoilumtur.al/

Scroll to Top