Goditja e antidrogës në Kurbin, Klodiana Lala zbardh detajet e

Jil
Jil
1 Min Read

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin ndërkombëtar të antidrogës, ku Guardia di Finanza, DEA amerikane dhe policia shqiptare goditën një grup kriminal, që bazën e trafikut e kishte në Fushë-Kuqe.

Gazetarja Klodiana Lala deklaron se rreth këtij aksioni për të cilin deri tani janë arrestuar 6 persona, mes tyre dhe ish-efektivi i policisë, Ardit Ismailuka.

Mësohet se këtij të fundit i janë gjetur cash 10 milionë lekë. Ndërkohë, zëvendësdrejtori i policisë refuzoi në daljen publike që të sqaronte nëse ish-polici ka lidhje me këtë grup kriminal.


Gazetarja Lala tha mes të tjerash se trafikantët dje pasi vunë re se ishin pikasur nga policia, i vunë flakën verlierës. Ndërkaq, dje dhe sot është ushtruar kontroll në një kompleks luksoz në Fushë-Kuqe, ku mendohet se ka qenë dhe baza e këtij rrjeti kriminal, që thuhet se i përket një personi të dënuar dhe të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik heroine. Disa prej të arrestuarve kanë refuzuar që të japin shpjegime, pavarësisht tentativës së oficerëve.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *