Le të supozojmë një situatë të tillë që: Je i mbuluar në djersë, shumë i etur por që nuk po gjen dot ujë gjëkundi. I ndodhur në këto kushte, ti ulesh nën hijen e një peme për…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

Le të supozojmë një situatë të tillë që: Je i mbuluar në djersë, shumë i etur por që nuk po gjen dot ujë gjëkundi. I ndodhur në këto kushte, ti ulesh nën hijen e një peme për të pushuar. Përballë pemës është një ndërtesë dhe nga dritarja e saj në katin e parë, del një person dhe vështron përreth. Ai të vë re dhe e kupton hallin tënd. Që tutje të pyet nëse do ujë duke përdorur shenja me duar. Ti ndihesh i lehtësuar. Në këtë çast çarë mendimi ke për atë person?

Ky është opinioni jot i parë. Pasi ti iu përgjigje “Po”, ai person të sinjalizon që po zbret poshtë të të sjellë ujin dhe e mbyll dritaren. Kalojnë pesëmbëdhjetë minuta dhe dera kryesore e ndërtesës nuk hapet akoma. Po tani çfare mendimi ke për atë person? Ky është opinioni jot i dytë Pas gjashtëmbëdhjetë minutash dera hapet dhe personi vjen drejt teje me një shishe në dorë dhe thotë: Më fal që u vonova, por duke imagjinuar situatën tënde, mendova të të sjell

diçka më të mirë se uji, të pregatita një limonadë dhe kjo më hëngri pak kohë. Imagjino pak, tani opinioni jot në lidhje me atë peson duhet të ketë ndrryshuar, apo jo? Mos harro që ti ende nuk ke marë as ujin e as limonadën. Ky është opninioni jot i tretë rreth atij personi. Tani, sapo ti fillon të pish limonadën, kupton që nuk ka sheqer në të. Si ndihesh për atë person tani? Kjo është hera e katërt që ti ndryshon opinion për të. Kur ai shikon fytyrën tënde e cila

shtrembërohet nga thartia e limonit, personi me mirësjellje të zgjat një grusht me sheqer dhe të thotë: Mund ti hedhësh sheqer sipas shijes tënde. Kisha merak se do ta bëja më shumë apo më pak të ëmbël nga ajo që pëlqen ti. Tani, opinioni jot për të njëjtin person duhet të ketë ndryshuar përsëri. Dhe imagjinoni miq, që kjo është hera e pestë që ju keni opinione të ndryshme për të njëjtin person brenda një kohe të shkurtër.

Mësimi:
Nëse opinioni që kemi për dikë, apo opinioni që dikush ka për ne ndryshoka kaq shpesh dhe kot më kot, a thua vallë o miku im që ia vlen të shqetësohemi se çfarë mendojnë të tjerët për ne apo a ka vlerë opinioni jonë për dikë tjetër? Është në natyrën e njeriut në këtë botë që, nëse dikush sillet sipas pritshmërive tona, atëherë ai është i mirë, në të kundërt është një person i keq. Shpresoj shumë që të ju ketë pëlqyer miq dhe po e përmbyll me një tregim të vogël mi durimin: Një burrë sapo kishte blerë një makinë të re dhe po e lustronte me entuziazëm të madh. Teksa po bënte këtë gjë, ai pa djalin e tij

gjashtë vjeç që po gërvishte me një gurë anën tjetër të makinës. Në nerva e sipër, ia kapi dorën djalit dhe nisi ta qëllojë pa e kuptuar fare se me çfarë po e godiste. Ai u mërzit dhe iu errësuan sytë aq shumë saqë nuk po kuptonte sa fort dhe me çfarë po e godiste fëmijën. Në spital, mjekëve iu desh t’ia hiqnin të gjitha gishtat djalit pasi kishin shumë fraktura dhe kishin pësuar dëme të parikuperueshme. Kur fëmija e pa babain e penduar, e pyeti: Babi kur do të më rriten gishtat përsëri? Babai ishte aq i lënduar dhe pa fjalë; ai u kthye tek makina dhe

e godiste atë me inat dhe zemërim. I lodhur dhe i shkatërruar tashmë, ai ra në gjunjë duke qarë dhe i shkuan sytë tek gërvishtja që kishte bërë djali. Vogëlushi i shkretë kishte shkruar: Babi të kam xhan. Mësimi i dytë që mund të nxjerim nga ky tregim është se zemërimi dhe dashuria nuk kanë limit, prandaj  zgjidh këtë të dytën që të kesh një jetë të bukur dhe të dashur. Mos harro, gjërat janë për tu përdorur ndërsa njerëzit janë për tu dashuruar. Problemi në ditët e sotme është se njerëzit po përdoren dhe

gjërat po dashurohen. Mbaji mend këto pak rreshta: Kujdes me mendimet e tua, ato kthehen në fjalë. Kujdes me fjalët e tua, ato kthehen në veprime. Kujdes me veprimet e tua, ato kthehen në zakone. Kujdes me zakonet e tua, ato kthehen në karakter. Kujdes me karakterin tënd, ai kthehet në fatin tënd. Dhe mbi të gjitha, kujdes me ditën e sotme, ajo mund të kthehet në ditën fundit. Faleminderit që më ndiqni miq dhe mos harroni këshillën tonë të famshme tashmë: mendjen në vend miq, të tjerat rregullohen të gjitha.

https://jetoilumtur.al/

Scroll to Top