U qëllua me thikë në Himarë, polici i plagosur ende në reanimacion

Jil
Jil
1 Min Read

Redin Çaushaj, është efektivi i policisë i cili edhe jashtë shërbimit, mbrëmjen e kaluar u bë dëshmitar i një sherri në Pilur të Himarës.

25-vjeçari me detyrë inspektor i Policisë së zonës Lukovë u godit me thikë në qafë, pasi ndërhyri për të ndaluar një konflikt fizik mes disa personave.

Ka qenë shtetasi Thodhori Mërkuri ai që ka goditur policin dhe është arratisur deri kur u arrestua mesditën e sotme.

Nga ana tjetër gjendja shëndetësore e efektivit të policisë ka qenë e rëndë dhe për t’i shpëtuar jetën, kolegën dhuruan gjak për të.about:blank

Ai e ka kaluar rrezikun për jetën por ka marrë dëmtime të shumta.

Në këto momente të vështira, nëna e tij po i qëndron te koka e krevatit në reanimacion në spitalin e Vlorës.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *