Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në aksin Lushnje-Berat, ku pesë persona kanë mbetur të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkurë në segmentin rrugor Lushnje-Berat, ku shoferi i një makine ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, të lënduar kanë mbetur pesë persona që ndodheshin në makinë.
Mësohet se pesë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Nuk ka ende detaje apo emra të personave të plagosur, ndërkohë Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.