Gjatë pasdites të së mërkurës është riaktivizuar zjarri në kullotat e zonës së Odries, Gjirokasrër.
Të ndihmuara edhe nga era e fortë flakët janë përhapur në një sipërfaqe të gjerë kullote midis fshatrave Labovë, Tërbuq dhe Hundëkuq, duke rrezikuar banesat në periferi të këtyre fshatrave.
Sipas Shërbimit Zjarrfikës terreni i thyer dhe malor e vështirëson ndërhyrjen për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.
Në operacionin për lokalizimin e kësaj vatre zjarri janë përfshirë edhe efektivë dhe mjete të Forcave të Armatosura.