Frikë në Sarandë, një burrë i hyn të miturës në banesë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Sarandë, 17 Gusht 2023 / noa.al- Një vajzë e mitur është përballur me sulm seksual në banesën e saj, pasi një burrë në moshë të thyer u fut për të abuzuar me të.

Ngjarja ndodhi sot në Sarandë, kur 65 vjeçari S.S., banor i qytetit, arriti të futet në banesën e vajzës 16 vjeçare dhe tentoi të shuajë epshet e tij seksuale, raporton noa.al.

Pas marrjes së njoftimit nga vajza 16-vjeçare, se në banesën e saj kishte hyrë një shtetas që tentonte ta ngacmonte seksualisht, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë shkuar në këtë banesë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin S. S., 65 vjeç.

Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të përgjegjësisë penale të 65-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual”. /noa.al

Scroll to Top