Një adoleshent në Tiranë ka përfunduar në spital pas një konflikti të çastit mbrëmjen e sotme.
Mësohet se 16-vjeçari që ndodhet në spital është goditur me sende të forta, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.
Sakaq, grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 17.08.2023, rreth orës 21:15, në Ali Dem, gjatë një konflikti të çastit, është dëmtuar me sende të forta një 16-vjeçar, i cili po kalon në spital, për ndihmë mjekësore.about:blank
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.