Një konflikt i çastit në Kuçovë ka përfunduar në plagosje me thikë.
Mësohet se i lënduar ka mbetur shtetasi me iniciale E.B., i cili është dërguar në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Bëhet me dije se policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/ve, dhe janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20:20, në qytetin e Kuçovës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur me mjet të mprehtë (thikë), shtetasi E.B., 41 vjeç, banues në Kuçovë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.about:blank
Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.
Janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen dhe po kqyren kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.