Tmerr/ E varrosën gabimisht të gjallë, për 11 ditë gruaja u përpoq të

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një grua u varros gabimisht e gjallë pasi u deklarua e vdekur. Familja e Rosangela Almeida thotë se 37-vjeçarja ka qenë e vetëdijshme në arkivolin e saj deri në 11 ditë pasi u varros.

Një grua u varros gabimisht e gjallë pasi u deklarua e vdekur. Familja e Rosangela Almeida thotë se 37-vjeçarja ka qenë e vetëdijshme në arkivolin e saj deri në 11 ditë pasi u varros.

Ajo u deklarua e vdekur në janar të 2018-ës pasi pësoi dy sulme në zemër, sipas certifikatës së saj të vdekjes.

Por familja e saj më pas pretendoi se ajo ishte varrosur e gjallë. Jo vetëm kaq, por ata pretenduan se ajo kishte qenë e vetëdijshme në arkivolin e saj për 11 ditë më pas. Ata i bënë këto pretendime pasi dolën në dritë disa prova jashtëzakonisht shqetësuese.

Vizitorët në varreza thuhet se dëgjuan zhurma rënkimi nga brenda varrit të gurtë ku ishte varrosur Almeida në Riachao das Neves në Brazilin verior. Familja e saj nxitoi në varreza pas raportimeve për rënkime dhe goditje nga varrezat dhe zhvarrosi varrin.

Kur arrita aty pikërisht përballë varrit, dëgjova zhurmë nga brenda. Mendova se fëmijët që luanin nëpër varreza po bënin shaka me mua. Më pas e dëgjova të rënkonte dy herë.

Kur familjarët hapën varrin, panë se 37-vjeçarja kishte shenja dhune në kyçet dhe ballin e saj. Brenda arkivolit kishte edhe gjak dhe gozhdët në kapakun e arkivolit ishin dëmtuar. Ata thanë se gruaja nuk ishte me plagë kur e varrosën.

Tragjikisht, ajo nuk ishte gjallë kur trupi i saj u zhvarros. Autoritetet braziliane po hetojnë deklaratat e familjes së saj.

Scroll to Top