JiL.al - Jeto i Lumtur

Turistët “ia mbathën” pa paguar, reagon Ambasada Italiane në Tiran

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ambasada Italiane ka treguar se kanë bërë pagesën në restorantin në Berat, prej të cilit u larguan pa paguar disa shtetas italianë.

Përmes një njoftimi në Facebook, Ambasada shkruan se pagesa është bërë pas porosisë së dhënë nga kryeministrja Giorgia Meloni.

Më herët ishte kryeministri Edi Rama i cili ndau lajmin se homologia e tij italiane kishte kërkuar të paguhej fatura në restorantin ku shtetasit italianë u larguan me vrap pa paguar.

Reagimi i Ambasadës Italiane:

Sipas porosisë së Kryeministres Giorgia Meloni, kryem pagesën e llogarisë së lënë pa paguar nga një grup turistësh italianë në një restorant në qytetin e Beratit. Italianët u përmbahen rregullave dhe i shlyejnë detyrimet e tyre dhe urojmë që ndodhi të tilla të mos përsëriten më.

Scroll to Top