Një zjarr i madh ka shpërthyer gjatë kësaj të premteje në Tsilivi Zakynthos të Greqisë, ku flakët po vijojnë ende në një zonë pyjore.
Sipas mediave greke, të cilat citojnë burime nga forcat zjarrfikëse, pak para orës 23:00 fronti i zjarrit është vënë nën kontroll, por ende flakët nuk janë shuar plotësisht.
Në vendngjarje kanë shkuar 23 zjarrfikës me 13 automjete, ndërsa më herët kanë tentuar të shuajnë flakët dy avionë zjarrfikës të tipit Canard dhe një helikopter.
Gjithashtu me traget nga Kyllini po udhëtojnë 16 zjarrfikës me 1 grup këmbësorësh dhe 4 automjete.
Pjesa më e madhe e zjarrfikësve është fokusuar pranë një zone të banuar, e cila është përfshirë nga flakët.
Kujtojmë se Greqia gjatë kësaj vere u përball me një eksperiencë aspak të zakonshme me zjarret, ku u dogjën me mijëra hektarë tokë.