JiL.al - Jeto i Lumtur

“Më ka thumbuar diçka”/ Thumbohet nga një grerëz, vdes

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 75-vjeçar italian ka humbur jetën pasi u pickua nga një grerëz në shtëpinë e tij. Mediat italiane bëjnë të ditur se i moshuari humbi jetën nga shoku anafilaktik nga pickimi i një grerëze.
Pas pickimit ai telefonoi djalin e tij që jeton në banesën ngjitur: “Diçka më ka thumbuar, por tani jam mirë”.  Menjëherë pas telefonatës, ai u rrëzua në divan.

Për të hyrë në shtëpi, zjarrfikësit përdorën shkallë duke zbritur nga dritarja e papafingos, që ishte e hapur. Në kohën kur personeli mjekësor arriti në dhomën e ndenjes, 75-vjeçari kishte vdekur. Policia ka përjashtuar përgjegjësinë e palëve të treta.

Scroll to Top