Mbrëmjen e djeshme autoritetet maqedonase kanë shpëtuar 5 persona të cilët rrezikuan jetën në liqenin e Ohrit.
Mësohet se drejtuesi i varkës humbi kontrollin dhe po rrezikohej të mbytej për shkak të stuhisë që kishte përfshirë liqenin.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 19:00 moment në të cilin u njoftuan për rastin autoritetet maqedonase të cilët u kanë ardhur në ndihmë.
5 personat të cilët ndodheshin në varkën me vela janë shpëtuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.