JiL.al - Jeto i Lumtur

Rrezikonin mbytjen në det, shpëtohen katër turistë në plazhin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Katër turistë janë shpëtuar në Shëngjin pasi rrezikonin të mbyteshin në det.

Theksohet se pas ndërhyrjes nga Policia Kufitare e Shëngjinit dhe Njësia Policore Detare, turisti austriak dhe tre shtetaset kosovare, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare iu shkuan në ndihmë, në dy raste, 4 shtetasve që rrezikuan të mbyteshin në det.

Në rastin e parë u shpëtua një shtetas austriak, ndërsa në rastin e dytë u shpëtuan 3 shtetase nga Kosova, që rrezikonin të mbyteshin në det.

Policia Kufitare e Shëngjinit dhe Njësia Policore Detare janë njoftuar se një shtetas austriak, duke ushtruar sërf, në hapësirën detare të plazhit “Vain”, ishte spostuar në thellësi nga era dhe kërkonte ndihmë pasi rrezikonte të mbytej për shkak të erës së fortë.about:blank

Njëkohësisht, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare janë njoftuar se në Shëngjin, tre shtetase kosovare, duke lundruar me pedalon, i kishte shtyrë era në thellësi dhe për shkak të erës dhe dallgëve rrezikonin të mbyteshin.

Shërbimet e Policisë Kufitare janë nisur menjëherë, me mjetet lundruese, në drejtim të dy adresave ku kërkohej ndihmë dhe pas ndërhyrjes kanë bërë të mundur marrjen në bord të shtetasit austriak, ndërsa patrulla tjetër e Policisë Kufitare bëri të mundur gjetjen dhe nxjerrjen në breg të detit në gjendje të mirë shëndetësore, të tre shtetaseve kosovare.about:blank

Turisti austriak dhe tre shtetaset kosovare, kanë falënderuar Policinë Kufitare për reagimin në kohë duke u shpëtuar jetën.

Scroll to Top