Shtatë persona humbën jetën në Brazil, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin u përmbys në një humnerë.
Ngjarja ka ndodhur në shtetin Minas Gerais, në orët e para të mëngjesit të sotëm, sipas shërbimit ushtarak të shtetit. Autobusi po transportonte tifozë të klubit të futbollit Corinthians, me qendër në qytetin e Sao Paulo-s, pasi ata kishin ndjekur një ndeshje kundër Cruzeiro në kryeqytetin e Minas Gerais, Belo Horizonte.
Mësohet se në autobus ndodheshin 43 tifozë, teksa përmbysja është shkaktuar nga mosfunksionimi i frenave dhe autobusi është përplasur dhe ka rënë në një humnerë.