‘Çmenduri’ në Skrapar. I riu shkoi të rrëmbente vajzën

Jil
Jil
2 Min Read

Skrapar- Një 34-vjeçar nga fshati Potom në Skrapar ka hyrë sot në banesën e shtetasit S.H. dhe ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në një nga muret e një prej dhomave të banesës, ku ndodheshin 4 pjesëtarët e familjes.

Fatmirësisht asnjë prej plumbave nuk ka prekur asnjë nga familjarët, që të tmerruar kanë njoftuar policinë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të tyre dhe Forcave të Posaçme Operacionale, u bë i mundur neutralizimi i autorit dhe arrestimi i tij. Pas arrestimit të 34-vjeçarit Luftim Tërpollari, policia ka sekuestruar armën e zjarrit kallashnikov dhe 21 fishekë luftarakë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas konflikteve të shpeshta mes autorit Luftim Tërpollari dhe pronarit të banesës, shtetasin S.H., 61-vjeç, i cili nuk ishte dakord me lidhjen që kishte pasur vajza e tij me të.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se Tërpollari kishte shkuar në banesë me kallashnikov për të rrëmbyer vajzën e shtëpisë, me të cilën ishte i dashuruar.

Mësohet se 61-vjeçari S.H., nuk ka qenë dakord me këtë lidhje dhe vajza e tij kishte rënë dakord me babain, duke i shkëputur të gjitha lidhjet me 34-vjeçarin prej 1-muaji.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *