“Fluturoi” me BMW-në luksoze mbi digën e liqenit, arrestohet

Jil
Jil
1 Min Read

Policia e Tiranës ka arritur të lokalizojë dhe shoqërojë shtetasin Eldi Allushi, i cili në orët e para të mëngjesit ditën e sotme u përfshi në një aksident automobilistik.

Aksidenti mësohet se ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit, kur një mjet tip” BMW X6″ është futur tek diga e liqenit artificial dhe është përplasur më pas me murin rrethues.

Makina e tipit “BMW X6” po udhëtonte në “Rrugën e Kosovarëve”, ka dalë nga rruga duke fluturuar nga barrierat dhe ka përfunduar në digën e Liqenit të Tiranës.

Mjeti është përplasur në zonën e autorizuar vetëm për këmbësorë, ndërsa drejtuesi është larguar pas aksidentit.

Sakaq, pronari i mjetit do t’i nënshtrohet verifikimeve dhe hetimeve të mëtejshme mbi rastin.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *