Një aksident i rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku një autobus që transportonte emigrantë nga Venezuela u përplas me një kamion mallrash.
Nga përplasja kanë humbur jetën të paktën 15 persona teksa 36 të tjerë janë plagosur, raportojnë mediat e huaja. Qeveria e shtetit meksikan të Puebla nuk specifikoi se sa emigrantë ishin në mesin e viktimave.
Aksidenti ndodhi në autostradën që shkon në jug, në drejtim të shtetit të Oaxaca, dhe rruga përdoret shpesh nga kontrabandistët e emigrantëve, sipas agjencisë amerikane.