JiL.al - Jeto i Lumtur

Arrestohet 10-vjeçari, nuk do ta besoni arsyen absurde

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një ngjarje aspak e zakonshme ka ndodhur pak ditë më parë në SHBA, ku policia ka treguar forcën ndaj një fëmije 10-vjeçar, pasi ai nuk është përmbajtur dhe ka urinuar jashtë makinës së nënës së tij.

Incidenti që çoi në arrestimin dhe futjen e djalit 10-vjeçar në qeli, ka ndodhur në Misisipi, raporton Fox Memphis.

Më 10 gusht, Latonya Eason u ndal në një zyrë avokatie në Senatobia, MS për disa këshilla ligjore. Dy fëmijët e saj, një vajzë dhe djali i saj 10-vjeçar Quantavious, prisnin në makinë ndërsa ajo ishte në zyrë. Në një moment, Quantavious kishte nevojë të përdorte banjën, kështu që ai doli nga makina dhe shkoi të urinonte pas saj.

Kjo nuk lejohet me ligj, por policët që panë ngjarjen dhe shkuan te djali, nuk u kufizuan në rekomandimet bazë. Nëna e djalit tha se disa oficerë të tjerë u shfaqën, duke përfshirë një toger, dhe këmbëngulën që Quantavious të arrestohej. Më në fund, pasi fëmija u arrestua dhe kaloi disa orë në qeli, ai u kthye tek e ëma.

Scroll to Top