JiL.al - Jeto i Lumtur

“Game Over”/ Policia me dorë të hekurt, arrestohen 11 persona

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

11 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për organizim të lojërave të fatit. Mësohet se personat e arrestuar u kapën në një lokal të përshtatur për të organizuar lojëra fati. Po ashtu policia sekuestroi 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, 18 aparate celulare, disa prej të cilëve shërbenin për vendosjen e basteve sportive online, shuma të ndryshme parash, si dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë. Ndërkohë që është shpallur në kërkim dhe një person tjetër.about:blank

Policia e kryeqytetit informon se ‘shërbimet e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Game over”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit: F. K., 30 vjeç, Sh. O., 34 vjeç, E. L., 36 vjeç, M. M., 26 vjeç, B. Z., 33 vjeç, E. R., 28 vjeç, A. B., 23 vjeç, S. C., 33 vjeç, H. N., 34 vjeç, E. H., 22 vjeç, dhe V. M., 26 vjeç. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi L. S., 23 vjeç. Gjatë kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke vendosur baste sportive online, duke luajtur poker me çipsa dhe duke konsumuar kokainë, 11 shtetasit e arrestuar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, 18 aparate celulare, shuma të ndryshme parash, si dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë. Vijon puna për kapjen e shtetasit L. S. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top