Shpallet në kërkim kushëriri i Ervis Martinajt, zbardhet

Jil
Jil
2 Min Read

Shpallet në kërkim Emiljano Nina 28-vjeç, kushëri i Ervis Martinajt. Ai akuzohet nga policia se ka qenë në drejtimin e makinës tip “BMËX6” që u aksidentua mëngjesin e djeshëm në Tiranë, tek zona e Liqenit Artificial. I arrestuar është Eldi Allushi, i cili u arrestua.

Akuzohet se fshehu ngjarjen dhe dha dëshmi të rreme, kur deklaroi se ishte bllokuar pedali i gazit, duke justifikuar shpejtësinë e makinës. Jurgen Allushi 25 vjeç po hetohet në gjendje të lirë për mos kallëzim krimi.

“Emiljano Nina 28 vjeç, banues në Tiranë akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Nina duke drejtuar automjetin “BMW”, në pronësi të shtetasi Eldi Allushi për shkak të shpejtësisë shumë të lartë, ka humbur kontrollin, për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore, te Liqeni Artificial. Pasagjer në këtë automjet ka qenë shtetasi J. A., i cili pas aksidentit, është larguar bashkë me drejtuesin e automjetit.

Eldi Allushi ka përkrahur drejtuesin e automjetit dhe ka penguar në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, duke dhënë dëshmi të rreme në lidhje me rrethanat e aksidentit. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një shkop bejsbolli që është gjetur në banesën e shtetasit Ninës” njofton policia.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *