Ky është një moment tronditës kur një polic trafiku dhe një shofer i nevrikosur zihen keq me njëri tjetrin në mes të ditës.
Ngjarja ka ndodhur në Londër, javën e kaluar. Videoja, e cila është xhiruar nga një kalimtar, shfaq një polic teksa fotografon furgonin e një burri për ta gjobitur.
Shoferi i inatosur ka marrë një shkop druri dhe ka nisur të godasë oficerin.
Sherri mes dyshes ka degraduar aq keq saqë polici i trafikut ka përfunduar me një gisht të thyer.
Kalimatari, i cili ka xhiruar videon, ka thënë: “Sinqerisht nuk u habita shumë kur sheh se sa shumë është rritur krimi rreth asaj zone. Nuk më shkoi mendja kurrë që shoferi do merrte një shkop druri.”.
Dëshmitari okular ka thënë se u bllokua në rrugë për 10 minuta për shkak të këtij sherri masiv.
Përfaqësuesi i Bashkisë së Newham ka deklaruar se burri është arrestuar dhe gjithashtu ka bërë të qartë se nuk do të ketë aspak tolerancë nëse dikush që është në detyrë, sulmohet.