Pamjet e publikuara në rrjetin social X tregojnë momentin e rrëzimit të avionit privat me të cilin udhëtonte Prigozhin, aksident që i kushtoi jetën vetë shefit të Wagner-it dhe 10 personave në bord.
Avioni thuhet se është rrëzuar në rajonin Tver, në veri të Moskës.
Prigozhin, i cili besohet të ketë qenë në bordin e fluturimit, u dërgua në Bjellorusi pas marshimit të tij në Moskë. Ai e anuloi kryengritjen dhe mercenarët e tij u tërhoqën pasi udhëheqësi bjellorus Aleksandër Lukashenko ndihmoi ndërmjetësimin e një “marrëveshjeje”.
Dikur një i besuar i ngushtë i Vladimir Putinit, Prigozhin kishte kritikuar shpesh ministrin e mbrojtjes Sergei Shoigu dhe gjeneralin e lartë Valery Gerasimov në fjalimet publike për formën si po e trajtonin pushtimin e Ukrainës.