JiL.al - Jeto i Lumtur

Identifikohen autorët që dhunuan me shkop bejsbolli 49-vjeçarin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti i ndodhur mes 23-vjeçarit Danjel Habibi, 35-vjeçarit me inicialet Q.B., dhe 49-vjeçarit Zenel Lushkja, ky i fundit u dhunua me shkop bejsbolli.


Mësohet se shkak i sherrit në Kavajë është bërë një borxh prej 25 mijë euro. Danjel Habibi i ka pasur borxh 25 mijë euro 49-vjeçarit Zenel Lushkja. Në debat e sipër bëhet me dije se 49-vjeçari i revoltuar e ka goditur me grusht.  Në momenti kur ka ndodhur ngjarja kanë qenë në lokal dhe persona të tjerë kanë ndërhyrë për të shuar sherrin.

Por duket se nuk ka përfunduar në lokal pasi disa orë më vonë janë konfliktuar sërish dhe 49-vjeçari i kanë goditur edhe makinën. Ndërkohë policia po heton lidhur me ngjarjen dhe po punon për kapjen e autorëve, sakaq i plagosuri Zenel Lushkja ka marrë edhe trajtim mjekësore.

Scroll to Top