“Uli duart me mua”, e mitura dhunohet dhe bullizohet nga

Jil
Jil
1 Min Read

Një video virale ka qarkulluar në rrjete sociale ku shihet se si një e mitur dhunohet fizikisht dhe ofendohet nga disa bashkëmoshatare.


Në video shihet se si vajza dhunohet dhe tërhiqet zvarrë nga bashkëmoshatarja dhe shkelmohet, teksa ofendohet dhe filmohet nga të tjera.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe policia e Vlorës e cila ka bërë me dije se  janë ndjekur procedurat e nevojshme në prani të prindërve të të miturave, psikologes dhe avokatit.

Njoftimi policisë: 


DVP Vlorë

Si rezultat i verifikimeve të kryera për një video të shfaqur në një portal, në të cilën ishin filmuar disa të mitura që dhunonin dhe bullizonin një bashkëmoshatare të tyre, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë identifikuar të miturat që shfaqen në këtë video, konkretisht 2 shtetase 14 vjeçe dhe një shtetase 15 vjeçe.

Veprimet procedurale të kryera për këtë rast janë bazuar në udhëzimin nr. 15, të datës 30.10.2020, të Prokurorit të Përgjithshëm, dhe janë kryer në praninë e prindërve të të miturave, psikologes dhe avokatit.about:blank

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

https://twitter.com/i/status/1694000489959194843
Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *