JiL.al - Jeto i Lumtur

Aksident i rëndë në Greqi! Shtatë persona mbeten të plagosur,

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Shtatë persona kanë mbetur të plagosur  pas një përplasjeje mes dy automjeteve që ndodhi në rrugën Kakavia- Janinë, pak larg nga stacioni kufitar grek.

Siç raportojnë mediat greke, bëhet fjalë për tre të rritur dhe katër fëmijë të moshave 12 deri në 15 vjeç të cilët hipnin në dy mjetet. Me autoambulancat e EKAV-ut të gjithë u transportuan në spitalin “Hatzikosta” në Janinë. Policia rrugore po heton rrethanat e aksidentit.

Scroll to Top