Kë po kërkojnë? FNSH rrethon Lezhën

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Mbrëmjen e djeshme FNSH e mbështetur nga policia lokale kanë kryer një operacion në Lezhë, por që kanë dalë duarbosh.

Në shënjestër ishte Gentjan Bejtja, i cili u fut në rreth të kuq dy muaj më parë për t’u vrarë, por plumbat i morën jetën kunatit të tij, Ramazan Sino.

Dy djemtë e shënjestrës u plagosën. Bejtja u thirr për t’u marrë në pyetje, por nuk u paraqit duke u zhdukur.

Për këtë ngjarje u akuzua fillimisht Valter Bami, jo direkt, por për faktin se iu gjetën gjurmë baruti në duar.

Scroll to Top