Denoncimi: Dy prokurorët e SPAK-ut që çuan drejt lirimit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Sali Berisha ka denoncuar sot përfshirjen e politikës në çështjet e krimit në Shkodër duke iu referuar operacionit “Metamorfoza”. Ai tha se lirimi i Behar dhe Denis Bajrit dy emra të njohur të krimit dhe të përfshirë në vrasjet me pagesë në Shkodër bë duke u ndihmuar nga dy prokurorët e SPAK, Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi.

“Behar Bajri dhe Denis Bajri u zhdukën- dy vrasësit e organizatës kriminale të Pëllumb Gjokës dhe Edi Ramës.Mos harroni se ka një histori me këta: dosja e tyre vjen në Tiranë para dy vitesh. Në fakt ata i arreston një prokuror i guximshëm në Shkodër. Ai u përjashtua me shpejtësi nga prokuroria me veting. Dhe dy prokurorët që kanë kaluar vetingun, Kondili dhe Nakuçi, lan duart me dosjen dhe ia çuan për kompetencë Xhevahirit, që ishte ushtar i Pëllumb Gjokës.Kjo është e vërteta. Dhe natyrisht Xhevahiri i Shkodrës, brenda muajsh i nxori vrasësit nga burgu” tha ai.

Scroll to Top