Mbi 1 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në korrik! INSTAT

Jil
Jil
1 Min Read

Gjithsej hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar gjatë muajit korrik të këtij viti janë 2.536.841. Ky tregues rezulton me një rritje prej 26,1 %, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.

Numri i shqiptarëve që kanë hyrë në Shqipëri është 766.117. Ky numër është rritur me 26,1%, krahasuar me korrikun e vitit 2022.

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.770.724. Ky numër është rritur me 26,2%, krahasuar me vitin e kaluar.about:blank

Ndërsa daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit korrik janë 2.150.748, duke shënuar një rritje me 15,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjithsej gjatë shtatëmujorit të vitit 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 5.167.656, duke bërë që ky numër të rritet me 30,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *