Nëntë emigrantë janë shpëtuar nga ekipi shqiptar i zjarrfikësve që janë angazhuar në Greqi për të kontribuuar në shuarjen e flakëve.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shkruan se 9 emigrantët nga Iraku kishin humbur rrugën dhe ishin rrezikuar nga flakët e zjarrit në Aleksandroupoli.
Ekipi shqiptar u ka dhënë emigrantëve ndihmën e parë mjekësore si dhe ushqim. Gjendja shëndetësore e emigrantëve paraqitej problematike pasi për shkak të mungesës së ushqimeve dhe ujit të pijshëm, kishin konsumuar ujëra të ndotura.
Atyre u është dhënë ndihma e parë nga zjarrfikësit shqiptar dhe më pas janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.