Morën peng kamionin plotë me emigrantë, merret vendimi

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gjykata helene ka vendosur masën “arrest shtëpie” për biznesmenin shqiptar Astit Tota, dhe dy qytetarë grekë, të cilët ndihmuan atë të mbyllnin brenda nja kamioni 13 emigrantë sirianë dhe pakistaneë.about:blank

Gjithashtu autoritet greke ju kanë hequr pasaportën Totës dhe dy miqve të tij, në mënyrë që të mos largohen nga vendi.

Një ditë më parë Totatha për mediat greke se veprimi i tij dhe i dy miqëve të tij është i justifikuar, pasi ata kanë ndaluar emigrantët që po tentonin t’i vinin zjarrin pyllit në Evros.

Ka qenë vetë Tota që ka publikuar videon në rrjetet sociale, ku shihet automjeti i tij duke tërhequr një rimorkio që mbante 25 emigrantë të paligjshëm me origjinë siriane dhe pakistaneze.

Për këtë ngjarje, përveç pronarit të mjetit, në nëndrejtorinë e sigurimit të Aleksandropolit janë shoqëruar dhe janë ndaluar edhe dy grekë, të cilët dyshohet se e kanë ndihmuar.

Scroll to Top