‘Kam 3 fëmijë, nëse flas atyre u rrezikohet jeta’! Arrestohen

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

HOLANDË- Disa shqiptarë kanë rënë në prangat e poicisë holandeze, pasi janë përfshirë në trafikun e drogës. Mediat holandeze shkruan se shtatë shqiptarët e arrestuar dolën para gjykatës duke pretenduar se nuk ishin në dijeni të punës që do të bënin. Pritet që shtatë shqiptarët e përfshirë të dënohen me gjashtë vite burg.

Po ashtu ata kanë theksuar se iu janë premtuar mijëra euro, dhe se do të paguheshin 2 mijë euro ndërsa në përfundim të punës së tyre pagesa do të arrinte në 5 mijë euro. Në dëshminë e tyre shqiptarët gjithashtu thanë se ishin punësuar për një punë zhytjeje në portin Vlissingen. Por pas hetimeve dhe kontrolleve të kryera nga autoritetet u zbulua kokainë me vlerë 16 mln euro.

“Dikush në Shqipëri më kërkoi të vija në Holandë dhe se duhet të angazhohesha në një punë që kishte të bënte me zhytje”, ka treguar S.K.

Personi në fjalë kishte bërë edhe një kurs zhytjeje në Shqipëri. Ndër të tjera ai ka thënë se nuk mund të përmendë emra, pasi i rrezikohet familja.

“Unë kam tre fëmijë, kam familje. Nëse unë përmend emra, u rrezikohet jeta,” tha ai.

Scroll to Top