JiL.al - Jeto i Lumtur

Po kthehej nga puna, aksidentohet për vdekje shqiptari në vendin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku viktimë ka mbetur një 36-vjeçar shqiptar, Armando K.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, ngjarja ndodhi në Provaglio d’Iseo, Breshia, ku Kola ishte duke u kthyer me motor nga puna dhe u përplas me një fuoristradë tip ‘Suzuki Vitara’.

Gjithashtu mësohet se Kola ishte me origjinë nga Shkodra dhe menjëherë pas aksidentit, ai ka humbur jetën në vendngjarje.

Megjithë ndihmën e parë që iu dha nga një infermier dhe ndërhyrjen e ambulancës, fatkeqësisht 36-vjeçari nuk arriti të mbijetonte.

Shoferi 37-vjeçar i fuoristradës ka mbetur i tronditur nga ngjarja por nuk pati dëme.about:blank

Trupi i pajetë i motoçiklistit të ndjerë u transferua në morgun civil. Policia po heton dinamikën e aksidentit për të zbardhur detaje të reja.

Scroll to Top