Një person i armatosur vrau tre persona me ngjyrë në një sulm me motive racore dhe më pas vrau veten në Jacksonville, Florida, sipas burimeve zyrtare.
Autori, një i ri në fillim të të 20-ave, hyri në një dyqan Dollar General dhe hapi zjarr, duke shkaktuar edhe një përplasje me policinë.
Sherifi TK Waters tha se dy burra dhe një grua u vranë nga personi i armatosur. Kryebashkiakja Donna Deegan tha se ky rast ishte një “krim i mbushur me urrejtje” i nxitur nga racizmi.
Sherifi tha se vrasësi mbante një pushkë gjysmë automatike dhe një pistoletë.