Vritet 23-vjeçari shqiptar në Itali

Jil
Jil
1 Min Read

Një 23-vjeçar shqiptar është vrarë pasditen e sotme në Itali.

Mediat italianë bëjnë me dije se shqiptari është vrarë me armë gjahu nga një shtetas algjerian.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën Sirolo, Ancona para hyrjes së një parkingu.

Sipas rikonstruksioneve të para, sherri i nisur para parkingut ka qenë shkëndija që çoi në vrasje. I riu shqiptar ka ndërhyrë për të mbrojtur një shokun e tij, i cili ishte sulmuar nga algjeriani. Shqiptari në përpjekje për të qetësuar gjakërat është qëlluar në gjoks nga algjeriani.

Ky i fundit ka arritur të arratiset, ndërsa trupi i shqiptarit ka mbetur në tokë. Pas dy orësh kërkime policia italiane ka arritur të arrestojë autorin i cili do merret në pyetje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.noa.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *