Vdekja tragjike e 17-vjeçarit, Antonio Delilajt që humbi jetën në “Orange Club” në Sarandë kanë prekur me didikime në rrjetet sociale.
Ata i dedikojnë fjalë zemre Antonios, ëndrrat e të cilit u prenë në mes në lule të rinisë.
Për ta, Antonio ishte një djalosh i dashur i cili e donte punën.
“Djalosh i dashur, e donte punën, i palodhur në çdo kohë për një të ardhme më të mirë. Do shkonte në Tiranë për studime, nxënës i mirë në mësime, i dashur dhe plot humor.”
Shkolla e Antonios në një postim në Facebook i shpreh ngushëllimet familjes.about:blank
“Mengjesi me i trishte qe kemi perjetuar ka qene ky i sotmi. Vdekja ne menyre tragjike e nxenesit tone Antonio Delilaj na ka tronditur te gjitheve , nuk gjejme fjale per ta pershkruar dhimbjen qe na ka kapluar shpirtin . 9 vite ne shkollen tone , ti u rrite mes nesh dhe ishe ai djali ku me qetesine , buzeqeshjen kishe fituar respektin e shokeve te tu dhe mesuesve , ishe femija qe dinte te falte vetem dashuri e mirekuptim .
Nise heret te punoje dhe me krenari e tregoje qe tashme ti ishe nje i rritur i pergjegjshem ku mund te ndihmoje me ne fund sado pak familjen tende . Por fati ishte percaktuar per ty dhe fatkeqesisht endrrat e tua do te priteshin ne mes . Do na mungosh te gjitheve , familjes , te afermve ,shokeve . Qofsh i parajses i miri Antonio ! Ngushellime familjes nga stafi pedagogjik i shkolles “Shefqet Sulejmani “Gjashte.”about:blank
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 26 gushtit.
Kamarieri 17-vjeçar Antonio Delilaj humbi jetën në “Orange Club” pasi e zuri poshtë ashensori, kavoja e të cilit u këput.