JiL.al - Jeto i Lumtur

Dhunoi fizikisht babin në lokal, arrestohet në flagrancë 34-vjeçari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 34 vjeçar është arrestuar këtë të hënë në Maliq të Korçës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij në ambientet e një lokali.

Gjithashtu policia bën me dije, se 34-vjeçari ka dëmtuar xhamat dhe disa orendi të lokalit në pronësi të shtetasit S. F.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin B. F., 34 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq, pasi në ambientin e një lokali në fshat, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje. Gjithashtu, 34-vjeçari ka dëmtuar xhamat dhe disa orendi të lokalit në pronësi të shtetasit S. F.

    Scroll to Top