JiL.al - Jeto i Lumtur

Vdekja e kreut të Wagner/ Media ruse hedh dyshime të forta:

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gazeta ruse Moskovsky Komsomolets ka publikuar një rikonstruksion të javëve para rrëzimit të avionit privat të Yevgeny Prigozhin.

Aeroplani thuhet se pësoi një dështim të ajrit të kondicionuar më 18 korrik, gjë që e detyroi atë të ulet në aeroportin Sheremtyevo në Moskë, raportojnë mediat e huaja.

Sipas mediave, fatkeqësia dhe riparimet e bëra mund t’u kishin dhënë mundësinë sulmuesve të vendosnin mjetin shpërthyes në kondicionerin e avionit.

Sipas gazetës ruse, tre persona kishin akses në avionin e tipit Embraer gjatë riparimeve: dy inxhinierë, Sergey Kitrish dhe Alexey Anshukov, dhe drejtori teknik Minchenkov. Instalimi i kondicionerit filloi mëngjesin e 19 gushtit dhe përfundoi në mbrëmjen e 20 gushtit.

Scroll to Top