Përmbytje në Itali. Moti i keq pritet të vijë në Shqipëri

Jil
Jil
2 Min Read

Duket se Italia nuk po gjen qetësi nga moti i keq, teksa shumë zona vazhdojnë të jenë të prekura nga përmbytjet.

Për shkak të rrëshqitjes së dheut, 70 turistë u detyruan të largoheshin nga një hotel në zonën e njohur malore të Cortina d’Abezzo, në rajonin verior të Venetos. Në Trieste, për shkak të erës së fortë dhe shiut të dendur, qendra e qytetit është përmbytur, teksa shumë banorë dhe turistë vrapuan në kafene dhe dyqane për të mos u rrëmbyer nga era.

Në rajonin veriperëndimor të Piemonte, dhe më konkretisht në qytetet Asti, Vercelli, Novara dhe Alessandria, pas reshjeve të dendura të 24 orëve të fundit, zjarrfikësit vazhdojnë të pastrojnë rrugët nga më shumë se dyqind trungjet e pemëve të shkulura nga era e fortë.

Në të njëjtën kohë, sot ka rënë borë në zonën e Sestriere, e cila ndodhet në një lartësi prej dy mijë metrash dhe temperatura ka rënë në dy gradë.

Gjatë ditës së nesërme priten reshje të dendura në zonat më të gjera të Romës, Firences, Napolit, si dhe në Kalabri. Sipas meteorologëve kushtet e motit pritet të përmirësohen nga mbrëmja e së mërkurës.

#Maltempo #Sondrio, esondato il torrente Frodolfo, evacuate precauzionalmente alcune abitazioni nella frazione di Santa Lucia: #vigilidelfuoco al lavoro con idrovore per operazioni di prosciugamento di cantine e garage #28agosto pic.twitter.com/BZ6eUP94mQ

— Vigili del Fuoco (@vigilidelfuoco) August 28, 2023

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *