Mbështetën protestat e studentëve, e pësojnë keq 10 profesorë

Jil
Jil
1 Min Read

Autoritetet iraniane kanë shkarkuar të paktën 10 profesorë universitarë të cilët kishin mbështetur protestat gjithëkombëtare që nisën shtatorin e kaluar, pas vdekjes së Mahsa Aminit në paraburgimin policor.about:blank

Pak javë para përvjetorit të vdekjes së saj, Hamideh Khademi dhe Ameneh Aali, dy profesoresha nga Universiteti Allameh në Teheran, u shkarkuan përmes telefonit, derisa Këshilli i Studentëve i Iranit njoftoi se u shkarkuan edhe shtatë profesorë të tjerë nga Fakulteti i Letërsisë në Universitetin e Teheranit.

Universitetet dhe studentët për kohë shumë të gjatë i kanë udhëhequr përpjekjet për liri më të madhe politike dhe shoqërore në Iran. Më 1999, studentët protestuan kundër mbylljes së gazetës së përditshme Reformisti, duke nxitur një bastisje brutale në konviktet e Universitetit të Teheranit ku mbeti i vdekur një student.

Vdekja e Aminit derisa po mbahej në paraburgim për shkak se e kishte shkelur ligjin për shaminë e kokës në shtator të vitit të kaluar, i ka bërë përsëri kampuset vatër të kundërshtimeve.

Përgjatë viteve, autoritetet i kanë arrestuar aktivistët studentët dhe liderët, duke i dënuar me burg dhe duke ua ndaluar studimet.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *