JiL.al - Jeto i Lumtur

Skandal! Shqiptari përdhunon 21-vjeçaren, e filmon dhe e kërcënon

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një rast mjaft i rëndë dyshohet të ketë ndodhur në qytetin e Gjilanit, ku një vajzë 21-vjeçare ka kërkuar ndihmën e policisë pasi u detyrua që të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një person.about:blank

Mësohet se vajza ka rrëfyer detaje të rënda se si i dyshuari e ka filmuar gjatë aktet me të. Sipas vajzës, personi e ka e kërcënuar, kushtëzuar e shantazhuar përmes videove.

Bazuar në dëshminë e viktimës të dhënë ndaj hetuesve policorë, i dyshuari i ka kërkuar edhe para vajzës, rreth një mijë euro, me kusht që pamjet që i posedonte të mos publikoheshin.

Si rezultat i denoncimit, policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë vënë në lëvizje për ndërmarrjen e veprimeve hetimore dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur rasti.

Pas përfundimit të procedurave policore, hetimet kanë nisur në drejtim të dy veprave penale ‘Dhunim’ dhe ‘Shantazh’.

Scroll to Top