Dalin fotot e fundit të shefit të grupit Wagner, Yevgeny

Jil
Jil
1 Min Read

Gazeta britanike Daily Mail publikoi disa foto që mendohet se janë fotot e fundit të shefit të ‘Wagner’, Yevgeny Prigozhin, përpara se të vritej nga rrëzimi i avionit pranë Moskës.

Dalin fotot e fundit të shefit të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin


Fotot janë bërë në Bangui, kryeqyteti i Republikës Qendrore Afrikane. Lideri i mercenarëve shihet i rrethuar nga banorët vendas, që duken entuziastë që po e takojnë.

Më vonë, Prigozhin publikoi edhe një mesazh, ku deklaroi se ‘Wagner’ po punon për ta bërë Afrikën një vend më të lirë.


Pas kësaj vizite, ai u kthye në Rusi, ku humbi jetën gjatë një fluturimi me avion.

Vdekja e tij shihet gjerësisht si një hakmarrje e presidentit rus, Vladimir Putin pasi në qershor, Prigozhin ndërmori një kryengritje kundër Kremlinit.

Dalin fotot e fundit të shefit të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin

Publikimi i fotove vjen pasi autoritetet ruse deklaruan zyrtarisht se Prigozhin ka humbur jetën gjatë rrëzimit të avionit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *