JiL.al - Jeto i Lumtur

Mesnata sjell furtunë dhe përmbytje, Bashkia bën paralajmërimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Bashkia Lezhë ka bërë apelin e dytë radhazi pas atij të djeshmit në lidhje me kushtet e pafavorshme atmosferike që pritet të përfshijnë të paktën një pjesë të territorit tonë.

Me anë të një njoftimi në Facebook, Bashkia njofton qytetarët për motin e keq. Në postim shkruhet se duke nisur nga mbrëmja e sotme, do të ketë furtunë, shira të dendur dhe përmbytje.

rast problematik.

“Bashkia Lezhë lidhur me të dhënat e marra nga Shërbimi Meteorologjik, ju bën me dije se duke nisur nga sonte pas mesnatës priten reshje të dendura shiu!

Parashikohet që të ketë furtunë dhe përmbytje, si pasojë e sasisë së lartë të shiut. Shërbimet e Emergjencave të Bashkisë Lezhë do të jenë në gatishmëri gjatë natës për të ndërhyrë në çdo rast problematik!about:blank

Përveç masave që do të marrim ne, ju lutemi banorëve që për çdo rast emergjent  të lajmërojnë në kohë reale në numrin e tel: +355 68 331 2049,” thuhet në njoftimin e bashkisë.

Scroll to Top